Pas arrestimit të ish- drejtorit të “Unitetit”, sqarohet kryeshefi aktual - Bota Sot
Pas arrestimit të ish- drejtorit të “Unitetit”, sqarohet kryeshefi aktual

Lajme

Pas arrestimit të ish- drejtorit të “Unitetit”, sqarohet kryeshefi aktual

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:05
Gazmend Morina

Pas raportimit për arrestimin e ish- drejtorit të “Unitetit”, është sqaruar krye-shefi aktual i kësaj ndërmarrje, Gazmend Morina.

Nëpërmjet një shkrimi të bërë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ai ka shkruar se bëhet fjalë për personin i cili ka udhëhequr kompaninë para se ai të vinte në krye të “Unitetit”.

Po ashtu, ai ka shkruar se do të vazhdojë të mbetet i përkushtuar në krijimin e politikave zhvillimore të kompanisë, gjithmonë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.

Shkrimi i plotë:

Duke e pare situaten e krijuar pas lajmit te publikuar ne media per arrestimin e ish kryeshefit te ndermarrjes rajonale “Uniteti” dhe nje pjese te qytetareve qe jane te fokusuar vetem ne titujt e mediave, e shoh te arsyeshme te ndaj informacionin se fjala eshte per nje person qe ka udhehequr kompanine para ardhjes time.Pra, keqperdorimet e supozuara/dyshuara nga policia dhe prokuroria, i perkasine periudhes para zgjedhjes time ne postin e kryeshefit te KRM “Uniteti”, pozite te cilen e mbaje nga data 7 Nentor 2018.

Te gjeturat sipas asaj qe kam informacion, kryesisht bazohen ne raportin e auditorit te bere per vitin 2017.Une, do te vazhdoje te mbetem i perkushtuar ne krijimin e politikave zhvillimore te kompanise, gjithmone duke u bazuar ne legjislacionin ne fuqi.Sinqerisht,Gazmend Morina
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Uniteti”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...