Lazanski: Trump mund ta hedh në gjunjë Prishtinën, vetëm është çështje a e dëshiron këtë

Lajme

Lazanski: Trump mund ta hedh në gjunjë Prishtinën, vetëm është çështje a e dëshiron këtë

Nga: F.B Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:14
Hashim Thaçi dhe Donald Trump

“Uashingtoni, nëse vërtet do, ka mekanizma që të detyroj Prishtinën që të heq taksat në prodhimet nga Serbia”, ka thënë komentatori ushtarak-politik Miroslav Lazanski, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, Uashingtoni ka instrumente të forta që të detyroj Prishtinën të heq taksat, e kjo mund të bëhet shumë lehtë vetëm le t’iu bllokojnë sistemin e pagesave.

“Ajo se do të marrin viza për Amerikë, për ata nuk është aq e rëndësishme. Po del që e ashtuquajtura shteti i Kosovës është shteti më suveren në botë, sepse nuk respekton as atë që thonë amerikanët. Shtrohet pyetja a është dëshira e sinqertë e shtetit të thellë amerikane që të iu bëjë presion” thotë Lazanski.

Më pas ai shton: “Ekonomia e Kosovës është në gjendje të rëndë dhe varet nga devizat që vijnë nga diaspora, kështu që amerikanët mund të bllokojnë sistemin e qarkullimit tre pagesave dhe ata bien në gjunjë”.

Lazanski duke përfunduar shprehet se “ata nëse duan të i detyrojnë, kanë instrument dhe mundësi që këtë ta bëjnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat