Skot: ShBA dhe askush tjetër nuk mund të diktojë si duhet të duket zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Skot: ShBA dhe askush tjetër nuk mund të diktojë si duhet të duket zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 23:56
Ambasadori amerikan Kajl Skot

Ambasadori amerikan Kajl Skot ka vlerësuar se Serbia është në rrugë të drejtë por dinamika e përparimit drejt bashkimit Evropian dhe raporteve në regjion është shqetësuese, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

"Po shqetësohem me shpejtësinë e përparimit, mendoj se duhen dyfishuar përpjekjet dhe të ecet më shpejtë, Këtu para së  gjithave mendoj në raportet për përparimin drejtë BE-së dhe raporte regjionale”, ka thënë Skot.

Skot ka përmendur kapitujt 23 dhe 24 si shumë me rëndësi në përparimin e Serbisë drejtë BE-së, ku nuk janë bërë përparime sa do të duhej dhe sa do të donin qytetarët e Serbisë.

"ShBA do vazhdojë të angazhohet që Kosova të tërheq taksat në prodhimet serbe, por edhe “ Serbia duhet të luaj rolin në vazhdimin e procesit të dialogut ", në realizimin e marrëveshjeve të mëhershme dhe kompromisit për të ardhmen", ka thënë ai.

Në pyetjen nëse beson në kufizimin si zgjidhje të çështjes së Kosovës, Skot theksoi se zgjidhja duhet të vijë direkt nga Prishtina dhe Beogradi.

"ShBA dhe askush tjetër nuk mund të diktoj si do të duket zgjidhja”, ka thënë ai.

Ai tha se do të dëshironte që Tramp të vizitonte Beogradin, por ai nuk mund të parashikoj se kjo do ndodhë.

"Koha e presidentit të ShBA-ve është gjëja më e vlefshme në botë" ,ka thënë Skot që së shpejti i skadon mandati trevjeçar në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat