49 vjetori i Universitetit të Prishtinës mbledh rektorët shqiptar

Lajme

49 vjetori i Universitetit të Prishtinës mbledh rektorët shqiptar

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:04
Foto

Me ç’rast për herë të parë është mbledhur konferenca e rektorëve të universiteteve publike shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Konferenca titullohet “Arsimi i lartë shqiptar dhe ballafaqimi me të ardhmen”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, e ka quajtur moment historik themelimin e Universitetit të Prishtinës, teksa ka bërë apel tek qeveritarët që të mos ndikojnë politikisht.

“Një ditë shumë e madhe e 49-vjetorit të themelit të UP-së “Hasan Prishtina”. Ishte një moment shumë historik themelimi i këtij universiteti. Marrja e barrës që ta ndryshojë atë mentalitet, atë kulturë në një kohë të vështirë, por ky universitet në mënyrën më të mirë e dha provimin duke u ballafaquar me shumë probleme të natyrave të ndryshme, qofshin politike apo probleme tjera gjatë tranzicionit”, tha Dema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat