Protesta kundër Vuçiqit “1 nga 5 milionë” edhe në Graçanicë dhe në Mitrovicë

Lajme

Protesta kundër Vuçiqit “1 nga 5 milionë” edhe në Graçanicë dhe në Mitrovicë

Nga: F. B. Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:05
Protesta të reja kundër Vuçiqit “1 nga 5 milionë”

Protesta të reja kundër Vuçiqit “1 nga 5 milionë” sonte dhe nesër do organizohen edhe në Graçanicë edhe në Mitrovicë ka njoftuar portali “Kossev”, transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me këto protesta njëri ndër organizatorët në Graçanicë, Branislav Markoviç ka thënë se në protesta do të kërkohen përgjigje në çështjet e ngritura herën e kaluar: Çka është kufizimi? Çka është kompromisi?

“Marshimi i njëjtë e shëtitjes, qëllimet e njëjta, përgjigje të qarta në pyetje të qarta. Liri i fjalës, mendimit dhe shprehjes, media të lira. Çka është kufizimi, çka është kompromisi? Zgjedhje të mira pa presione dhe shantazhe “, ka thënë ai në Facebook.

Pjesëmarrësit janë ftuar që të tubohen para lapidarit të heronjve në ora 18.00 në Graçanicë.

Nesër në Mitrovicë mbahet protesta e njëjtë me fillim në ora 18.00 tek lapidari i car Llazarit dhe shëtitje deri në vendin ku është vrarë lideri i Iniciativës Qytetare Oliver Ivanoviq.

Marko Jakshiq në emër të organizatorëve ka thënë se “nuk kanë qëllim të garojnë me ndokënd rreth numrave”, mjaftojnë edhe 19 pjesëmarrës.

Kërkesat janë zbardhja e vrasjes së Ivanoviqit dhe urdhërdhënësve e kryesve, lirimi i Zoran Gjokiqit që gjendet në paraburgim nën dyshimin se ka kryer krime lufte.

Po ashtu do protestohet kundër taksave në mallrat serbe. “Do të shëtisim për Oliver Ivanoviqin, për liri, ndryshueshmëri, për Zoran Gjokiqin , Serbinë dhe kundër taksave”, thanë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat