Ahmeti: Përfundimi i këtij dialogu duhet të jetë njohja nga Serbia

Lajme

Ahmeti: Përfundimi i këtij dialogu duhet të jetë njohja nga Serbia

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:16
Shpend Ahmeti

Kryetari I PSD-së Shpend Ahmeti dhe njëherësh udhëheqës i ekipit negociator përmes një postimin në Facebook ka bërë të qarët qëllimet e platformës teë Delegacionit Shtetëror për Dialogun me Serbinë.

 Qëllimi kryesor dhe i panegocuieshëm është njohja e ndërsjellë. Pra, përfundimi i këtij dialogu duhet të jetë njohja nga Serbia.

Postimi i plotë:

Sot edhe zyrtarisht dorëzuam draft Platformen e Delegacionit Shtetëror për Dialogun me Serbinë. Kjo platformë i ka 11 parime, dhe liston qëllimet dhe pritjet tona nga procesi i dialogut.

Qëllimi kryesor dhe i panegocuieshëm është njohja e ndërsjellë. Pra, përfundimi i këtij dialogu duhet të jetë njohja nga Serbia.

Po i citoj vetëm tri nga parimet të cilat kanë qenë shumë të diskutuara në muajt e fundit në Kosovë. Në qoftë se Kuvendi e voton këtë platformë, atëherë ky do të jetë qëndrimi i vetëm zyrtar i Republikës së Kosovës.

"Parimi 6: Çdo marrëveshje përfundimtare duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila parasheh që "sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj" (Neni 2(2)).

...

Parimi 7: Në Republikën e Kosovës nuk mund të ketë një nivel tjetër të qeverisjes përveç nivelit lokal dhe qendror.

Parimi 8: Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj, të drejtat mbi burimet natyrore dhe asetet të cilat janë në territorin sovran të Republikës së Kosovës, janë ekskluzivisht të Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht nuk janë të hapura për negociim."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat