Fundi tragjik i 26-vjeçares, gjendet e vdekur pas 3 ditësh që ishte shpallur e zhdukur

Lajme

Fundi tragjik i 26-vjeçares, gjendet e vdekur pas 3 ditësh që ishte shpallur e zhdukur

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 07:01
Ella-Louise Tunney

Familja e një 26-vjeçareje kishte tre ditë që e kërkonte atë, pa e ditur se ajo kishte humbur jetën në vaskën me ujë të ngrohtë që ndodhej në bahçen e shtëpisë.

Babai i Ella-Louise Tunney njoftoi policinë kur u bind se e bija ishte zhdukur nga shtëpia e tyre në Eton Wick, në Berkshire të Britanisë.

“Mirror” shkruan se familjarët e kërkuan kudo, në zonën përreth, telefonuan në punën e saj, shërbimi financiar i firmës Alpha FX, ku ajo punonte si drejtuese, me shpresën se do ta gjenin, por nuk patën sukses.

Image

Policia vendase shkoi tre ditë më pas për të kontrolluar në shtëpi, e kur ata ngritën mbulesën e një vaske të ngrohtë, gjetën 26-vjeçaren brenda saj. Ella kan rënë aty aksidentalisht pasi i ka rënë të fikët.

Në fakt familjarët e 26-vjeçares kanë kaluar disa herë aty pranë, por fatkeqësisht nuk u ka shkuar mendja që të kontrollonin pasi ishte e mbuluar.

Lidhur me këtë, hetuesit janë shprehur se vaska ishte e mbuluar pasi era kishte hedhur mbi të një mbulesë, duke fshehur kështu trupin e Tunney.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se 26-vjeçarja ishte diagnostikuar që në moshë të vogël me epilepsi, megjithatë ia kishte dalë që ta mbante nën kontroll falë mjekimeve.

Në fillim të hetimeve u mendua se e reja mund të ishte vrarë, por nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se shkaku i vdekjes kishte qenë mbytja, pasi 26-vjeçarja kishte pësuar një krizë epilepsie.

“Mirror” shkruan se Tunney humbi jetën verën e vitit të shkuar, por ngjarja u bë publike së fundmi, pas një hetimi gjyqësor mbi vdekjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat