Vuçiq paralajmëron rreziqe për shkak të taksës

Lajme

Vuçiq paralajmëron rreziqe për shkak të taksës

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 08:24
Aleksandar Vuçiq dhe Federika Mogerini

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, për mundësinë e tejkalimit të pengesave në dialogun Prishtinë – Beograd, ka njoftuar zyra e presidentit serb, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Me këtë rast Vuçiq ka përsëritur qëndrimin se dialogu mund të vazhdojë nëse Prishtina heq taksën e vendosur ndaj mallrave serbe. Ai nënvizoi se masat e njëanshme të Prishtinës përbëjnë jo vetëm pengesë të pakalueshme në dialog, por edhe rrezik për regjionin. Ai theksoi se Serbia udhëheq politikë përgjegjëse dhe nuk është e orientuar në masa reciproke, duke shpresuar se do të mbizotërojë mendja.

Vuçiq, shefes së diplomacisë evropiane po ashtu iu ankua për platformën e vazhdimit të bisedimeve që është miratuar në Prishtinë, që e cilësoi si platformë kundër dialogut dhe që do ishte më e ndershme “të thonë se nuk janë për dialog, sepse ajo që kanë shkruar nuk le hapësirë për kompromis“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat