Haradinaj: Kosova dhe Mali i Zi në agjendë të njëjtë, rrugën euro-atlantike

Lajme

Haradinaj: Kosova dhe Mali i Zi në agjendë të njëjtë, rrugën euro-atlantike

Nga: A.SH Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:39
Ramush Haradinaj dhe Milo Gjukanoviq

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është takuar me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Ai përmes një postimi në rrjete sociale ka shkruar se, ky takim reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.

Postimi i plotë

Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.

Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar korrektësi sa i përket bashkëpunimit ndërshtetëror. Në jemi të përkushtuar që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe kemi një agjendë të njëjtë, që do të jetë rruga jonë euro-atlantike.

RH

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat