Arrestohet serbi për sulm kundër rendit kushtetues Kosovës - Bota Sot
Arrestohet serbi për sulm kundër rendit kushtetues Kosovës

Lajme

Arrestohet serbi për sulm kundër rendit kushtetues Kosovës

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 13:31
Ilustrim

Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë ka arrestuar një person i cili dyshohet se më 18.07.2018 ka kryer veprat penale sulm kundër rendit juridik të vendit tonë dhe mashtrim.

S.A. (1957) i komunitetit serb, në dy fshatra Osojan të Istogut  dhe Gorazhdec të Pejës, ka shpërndarë pamflete me përmbajte të ndjelljes së frikës, me porosi për vrasje, grabitje dhe maltretime pjesëtareve të komunitetit serb në Kosovë, me qëllim që këto veprime të kundërligjshme t’u vishen popullatës shqiptare dhe para faktorit ndërkombëtar t’i paraqesë si fajtor, duke i kontribuar destabilizimit të situatës së sigurisë.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të RKS-së, është kryer kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si: nëntë fletore të ndryshme me shënime, tri vula të ndryshme, një kopje e një diplome, shtatë dokumente të ndryshme, një vizitë-kartë, dy zarfe me dokumente, katër telefon celularë, një çantë dore ngjyrë kafe me pesë vula të ndryshme, një çantë e zezë krahu me dokumente të ndryshme si dhe dy fletore me shënime.

Ndaj të dyshuarit është lëshuar akt-vendimi për ndalim 48 orësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...