Haradinaj e përgëzon Zaevin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Lajme

Haradinaj e përgëzon Zaevin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Ramush Hardinaj dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Munich ku po merr pjesë në Konferencën për Siguri, është takuar me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Ai këtë takim e bëri të ditur përmes një postimi në rrjete sociale duke shkruar se, Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor janë të shkëlqyera!

Postimi i plotë

Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Mikun dhe homologun tim maqedonas, e urova edhe njëherë për nënshkrimin e dokumentit të parë konkret që i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor janë të shkëlqyera!

RH

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat