Gjermani i famshëm i tatuazheve, edhe një simbol kushtuar shqiptarëve

Lajme

Gjermani i famshëm i tatuazheve, edhe një simbol kushtuar shqiptarëve

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 14:41
Guido Pohlmächer

Nuk është adhurues vetëm i tatuazheve, por edhe i kombit shqiptar.

Bëhet fjalë për shtetasin gjerman Guido Pohlmächer, i cili ‘ra në dashuri’ me shqiptarët, pas miqësisë me familjen Hoti nga Rugova e Hasit e cila jeton në Gjermani.

Dy vjet më parë 37 vjeçari gjerman nga qyteti Heilbronn i landit Baden-Württemberg kishte bërë një Tatoo në faqe me shqiponjën kuq e zi.

Në të kishte vizatuar shkronjën A (Albania) shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D(Deutchland) shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë.

E për fillimin e dytë të dekakës së shtetësisë së Kosovës, Pohlmächer ka bërë një tjetër gjest. Ai ka bërë tatuazh simbolin me duar të shqiponjës në ballin e tij, ndërsa ka shkruar ‘Love Hoti’ (ku shpreh dashurinë për familjen nga Hasi i Rugovës me mbiemrin Hoti).

Në trupin e tij në mesin e tautazheve që ka, simbolet shqiptare tashmë zënë vend me tri sosh: Në krah, në faqe dhe në ballë. 

37 –vjeçari ka deklaruar se miqësia me shqiptarët dotë jetë e përjetshme, veçanërisht pas vizitës së realizuar në Kosovë tek familja Hoti, ku është shprehur i fascinuar me traditën dhe mikpritjen e popullit tonë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat