Jeremiç: Letra e dytë e Trumpit dhe kërkesa për njohje dëshmon se ka pasur bisedime sekrete e Vuçiq i ka fshehur para opinionit

Lajme

Jeremiç: Letra e dytë e Trumpit dhe kërkesa për njohje dëshmon se ka pasur bisedime sekrete e Vuçiq i ka fshehur para opinionit

Nga: F.B Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 23:10
Vuk Jeremiç

Presidenti i Partisë Popullore dhe kreu i Lidhjes për Serbinë (SzS) Vuk Jeremiç ka thënë se pushteti i presidentit Vuçiq po humbet shpejtë si në planin e brendshëm edhe të jashtëm dhe do ndërrohet në zgjedhje në vitin tjetër, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Këtë e thënë në Kuvendin themelues të këshillit të qytetit në Leskovc, duke u shpreh se tash nuk ka dilema nëse në Serbi do ndodhin ndryshime, sepse në protesta po marrin pjesë qindra mijëra qytetarë anekënd qyteteve në Serbi.

Ai theksoi se opozita do të bojkotoi zgjedhjet nëse shpallën me kushtet aktuale, por shprehu shpresën se ato do të mbahen në vitin tjetër me rrethana tjera edhe se opozita do fitoj.

Ish-ministri i jashtëm Jeremiç shtoi se në muajt që vij në pyetje legjitimiteti i vendimit që pushteti do të ndërmarr për Kosovën.

„Tramp në letrën e parë drejtuar Vuçiqit ka thënë se Serbia është në prag të arritjes së marrëveshjes me shqiptarët. Ne në Serbi nuk kemi ditur se po mbahen bisedime, bile na është thënë se nuk ka bisedime. Në letrën e dytë dërguar ditë më parë Tramp ka treguar çka do të thotë ajo marrëveshje – që Serbia të pranoj Kosovën si shtet i pavarur “, tha Jeremiç.

Sipas tij, Tramp nuk shkruan letra „ vetëm hajt, posaçërisht aq shpesh “ ndërsa përmbajtja duhet të kuptohet seriozisht, që do të thotë se ka pasur bisedime, por Vuçiq I ka fsheh për opinionin në Serbi.

Ai përsëriti se Partia Popullore dhe Lidhja për Serbi është kundër “kufizimit” dhe se angazhohet për zgjidhje në kuadër të Kushtetutës së Serbisë dhe rezolutës 1244 të OKB-së dhe përmes bisedimeve me shqiptarët të sigurohen kushte për jetë normale në krahinën jugore.

Pas fillimit të nënshkrimit të marrëveshjes me popullin, ai tha se kjo është etapë me rëndësi në luftën për ndryshime në Serbi. “Gjërat nuk mund të kthehen në gjendje të mëhershme, regjimi do të kuptojë këtë se nuk mund të vazhdon si deri tash“, tha Jeremiç.

Për kryetar të këshillit të PPS në Leskovc u zgjodh Jovica Stankoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat