Vuçiq ka një lajmërim të rëndësishëm për çështjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq ka një lajmërim të rëndësishëm për çështjen e Kosovës

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:52
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i kënaqur me prezantimin e Serbisë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Pas pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pozicioni i Serbisë është më i mirë se që ka qenë dhe kjo e bën të ndihet krenar.

Ai po ashtu theksoi se çështja e Kosovës është bërë tema kryesore në Evropë dhe mbarë botën.

“Nuk e kam ditur se të gjithë në botë, mund të them nga të gjitha shtëpitë e mëdha mediale, kanë interesim për temën e Beogradit dhe Prishtinës që është bërë një prej çështjeve kryesore jo vetëm për ne por edhe rajonin, Evropën e mund të them edhe mbarë botën”, u shpreh Vuçiq për “RTS”.

Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë, Vuçiq tha: “Ne e kemi politikën tonë, e dimë rrugën tonë, ne duhet të jemi bashkëpunues ndaj bashkimit evropian”.

“Për këtë arsye pozicioni i Serbisë është ndryshe dhe më i mirë se që ka qenë. Dhe, për këtë arsye jam shumë krenar”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat