Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën do të jetë më keq se ferri

Lajme

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën do të jetë më keq se ferri

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:16
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është koha për të arritur një marrëveshje me Kosovën, por vlerëson se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

Ai i tha agjencisë amerikane “Bloomberg” në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se marrëveshja “do të ishte “më e keq se ferri”.

Sipas Vuçiqit, taksa e Kosovës duhet të revokohet së pari, dhe çdo ujdiduhet të përfshijë lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Bloomberg vlerëson se pas Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, rreth emrit presioni ndërkombëtar po zhvendoset drejt Vuçiqit për të punuar me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të arritur një marrëveshje.

“Përfundimi i mosmarrëveshjes midis Greqisë dhe vendit që tani quhet Republika e Maqedonisë Veriore ishte më e lehtë,” tha Vuçiq.

Agjencia amerikane e lajmeve raporton se arritja e një marrëveshjeje do të lejonte që të dyja palët të t’i bashkoheshin NATO-s dhe BE-së , të paktën në rastin e Kosovës.

“Vuçiq nuk ka iluzione se do të jetë e lehtë për serbët të pranojnë shkëputjen e krahinës së tyre”, shkruan më tutje kjo media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat