Ish-ushtari amerikan: Kjo është ajo për të cilën kam veshur 20 vjet uniformën

Lajme

Ish-ushtari amerikan: Kjo është ajo për të cilën kam veshur 20 vjet uniformën

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Jole Lucido

Në mesin e shumë qytetarëve që dje në Prishtinë festuan 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ishte edhe gazetari amerikan, Nolan Peterson.

Madje, ai në llogarinë e tij Facebook me miqtë e tij ndau një moment të veçantë nga kjo festë, ku ndër të tjera u shpreh të jetë i impresionuar nga mikpritja që iu bë.

Nolan rrëfeu se si një kamerier në një lokal në kryeqytet e qerasi me kafe dhe drekë, si shenjë falënderimi që Amerika ka ndihmuar Kosovën për liri dhe pavarësi.

Në këtë postim të gazetarit ka komentuar edhe një qytetar tjetër amerikan, i cili ka shërbyer si ushtar i Amerikës për njëzet vjet.

Jole Lucido kur komentoi rrëfimin e Peterson-it shkroi: Faleminderit që e ndave këtë. Kjo është ajo për të cilën unë e kam veshur 20 vjet uniformën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat