William Walker viziton zjarrëfiksit e Prishtinës

Lajme

William Walker viziton zjarrëfiksit e Prishtinës

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:43
Wiliam Walker

Miku i Kosovës,  ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker i cili po qëndron në Kosovë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,  sot ka vizituar Brigadën e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur njohësi i emergjencave Tahir Ahmeti përmes rrjetit social Facebook duke shkruar se ishte kënaqësi vizita në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë së bashku me ambasadorin amerikan William Walker, mikun e madh të shiptarëve.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi vizita në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë së bashku me ambasadorin amerikan William Walker, mikun e madh të shiptarëve. Bashkë me Komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, Kryetarin e sindikatës së pavarur të Zjarrfikësve Shpëtues, Muharrem Beka dhe me zjarrfikësit e kësaj brigade, bashkëbiseduam me ambasadorin Walker për të arriturat, problemet dhe sfidat e këtijë shërbimi të sigurisë në Kosovë dhe mundësisë së bashkëpunimit dhe përkrahjes së ambasadorit për këtë shërbim.

TA 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat