Mogherini e gatshme të rri e mbyllur 3 muaj me Thaçin e Vuçiqin

Lajme

Mogherini e gatshme të rri e mbyllur 3 muaj me Thaçin e Vuçiqin

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:07
Federika Mogherini, Thaçi dhe Vuçiq

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Federika Mogherini ka thënë sot se është e pamundur të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Mogherini ka theksuar se derisa taksa të mos hiqet, nuk ka kushte për një vazhdim të suksesshëm të dialogut.

“Sapo të ketë kushte jam e gatshme, jo vetëm për ta thirrur raundin e ri të dialogut në nivelin më të lartë politik qysh të nesërmen(nga heqja e taksës), por edhe që të mbyllemi diku për aq sa është e nevojshme për një javë, një muaj apo edhe tre muaj” ka thënë Mogherini.

Ajo ka bërë të ditur se është gati të organizojë vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin më të lartë nëse largohen kushtëzimet.

Taksa 100 për qind e vendosur ndaj mallrave serbe nga qeveria e Kosovës e ka pamundësuar procesin e dialogut.

Në Serbi thonë se nuk mund të vazhdojnë pa u hequr ky ‘ndëshkim’ i qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj e përsërit vazhdimisht se nuk do të tërhiqet nga ky vendim derisa të ketë njohje reciproke në mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat