Shkollat serbe në Kosovë pushojnë – për shkak të gripit në Serbi

Lajme

Shkollat serbe në Kosovë pushojnë – për shkak të gripit në Serbi

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Në Graçanicë dhe në komuna tjera serbët nuk kanë pushuar për pavarësi

Disa fëmijë po qëndrojnë jashtë hapësirës së shkollës, ani pse është orari për të qenë të ulur në banka. 

E të tjerë gjenden në shkollë, por jo për mësim.

Ata po luajnë, e ka javë që nuk i kanë parë mësuesit e tyre.

Përderisa në Kosovë, gjatë së hënës nuk po mbahet mësim për nder të 11 vjetorit të pavarësisë, në komunat me shumicë serbe janë duke bojkotuar shkollën për shkak të gripit.

Mungesa e nxënësve në shkollën, “Kral Millutinit”, në Gracanicë ka krijuar mundësi për vizitorë të tjerë.

E zbrazët nga nxënësit ishte edhe shkolla Sfeti Sefa.

Ata vepruan njësoj, për të njëjtën arsye.

Një numër i madh i qytetarëve janë sëmurë, e ekziston frikë e përhapjes së gripit.

 Pasi që komunat me shumicë serbe në Kosovë punojnë me system arsimor si në Serbi, vepruan njësoj.

Këtë e konfirmojnë banorët e Gracanicës.

Mosmbajtjen e mësimit e arsyeton njëjtë edhe ky banor i Graçanicës.

Dyert e shtëpisë së shëndetit në Graçanicë hapeshin e mbylleshin nga pacientë të shumtë.

Por derën e hapur s’e pati ekipi i T7, kur kërkuan informacione për gripin.

E në Komunën e Graçanicës, u respektua dita e pushimit, për nder të 11 vjetorit të pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat