Ky është shpërblimi i Serbisë për shtetet që nuk e njohin Kosovën

Lajme

Ky është shpërblimi i Serbisë për shtetet që nuk e njohin Kosovën

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

“Veçernje Novosti” shkruan për strategjinë e politikës së jashtme të Serbisë në raport me shtetet që nuk e njohin ose kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Rrjeti diplomatik dhe konsullor i Serbisë pritet të zgjerohet për shtatë përfaqësime të reja në Karaibe, Amerikën e Jugut dhe në Lindjen e Largët.

Sipas të përditshmes serbe “Veçernje Novosti”, Serbia do të hapë përfaqësime të reja në Trinidad e Tobago, Suriname, Venezuelë, Vietnam, Papua Guinea e Re, Armenia dhe Palestina.

“Novosti” shton se “në përzgjedhjen e destinacioneve të reja të përfaqësimeve diplomatike më së tepërmi është marrë në konsideratë realizimi i objektivave kryesore të politikës së jashtme të Serbisë, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”, andaj bëhet fjalë për shtet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ose e kanë tërhequr njohjen e saj.

Serbia aktualisht ka 69 ambasada, shtatë misione dhe 24 konsulata.

“Novosti” shton se në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për këtë vit janë siguruar 100 milionë dinarë për krijimin e qendrës kulturore serbe në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat