Mësimdhënësit dorëzojnë peticionin në Presidencë dhe MASHT, kërkojnë rritjen e koeficientit të pagave

Lajme

Mësimdhënësit dorëzojnë peticionin në Presidencë dhe MASHT, kërkojnë rritjen e koeficientit të pagave

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 10:38
Grupi Punues

Rreth 4 mijë nënshkrime janë bërë në peticionin e organizuar nga mësimdhënësit e klasës prej 1-5 të cilët janë të pakënaqur me diferencimin e pagave nga ai 6-9 kanë shprehur pakënaqësitë ndaj institucioneve relevante të cilët kanë filluar edhe një peticion në nivel të vendit.

Ky grup punues sot ka dorëzuar këtë peticion në Presidence, MASHT dhe në të gjitha institucionet e tjera.

Ja komunikata e plotë:

Kërkesë, për rishqyrtim të koeficientit në ligjin e pagave për arsimin fillorë klasa 1-5

Ne si mësimdhënëse kemi mbajtur disa mbledhje në të cilat kemi diskutuar dhe analizuar se cilat mund të jenë arsyet që mbetem të diskriminuar nga të gjitha nivelet e mësimdhënësve, dhe erdhëm në këto përfundime:                                 

Ndoshta se shumica e mësimdhënësve të ciklit 1-5 jemi femra dhe mendojnë se nuk jemi të zonjat t’i mbrojmë interesat tona. Urojmë dhe mbesim me shpresë që ky Ligj të kthehet nga Presidenca në Kuvend dhe të procedohet në lexim të tretë, pastaj gjatë këtij leximi kërkojmë që të bëhet nivelizimi i koeficientit për nivelin 1-5 me atë 6-9 ashtu siç ishte deri tani.

Nisur nga ajo që bazamentin e formimit të invidivit e jep pikërisht arsimi fillor nga klasët 1- 5, nivel ky ku çdo mësimdhënës të këtij cikli e gjen tejet të përkushtuar në mësime të shkronjave alfabetike dhe njohurive bazike matematikore, duke pasur shumë role për këta nxënës e në shumicën e rasteve atë të “Nënës/Babait” dhe të “Psikologut/es”, për të mirëkuptuar gjendjen psiko-fizike të fëmijëve të moshës nga 6 deri në 10 vjeçare

Image

Në vazhdim po ju paraqesim një numër argumentesh për natyrën e punës tonë:

Ne nuk e dimë se cilat ishin kriteret që e përcaktuan koeficientin për arsimin parauniversitar.

1. Nëse e kanë marrë si kriter përgatitjen profesionale, atëherë ka qenë mirë të thuhet se:

Të gjithë mësimdhënësit që kanë të përfunduar shkallën master hyjnë në koeficientin A

Ata që e kanë fakultetin që e kanë titullin p.sh. Profesor i kimisë etj. hyjnë në koeficientin B

Ata që janë me beachelor hyjnë në koeficientin C

Ata që janë me SHLP hyjnë në koeficientin D (e që numri i tyre tani është i paktë)

Ata që janë me Normale hyjnë në koeficientin E, … e kështu me radhë, pra duke i ranguar sipas nivelit arsimor.

2. Po nëse e kanë marrë si kriter kohën që mësimdhënësi qëndron në shkollë d.m.th. sa orë mbanë në javë, atëherë:  

• Mësimdhënësi që mbanë mësim nga klasa 1 deri në 5, mbanë 23 orë mësimi brenda javës, ndërsa lëndorët (duke përfshirë edhe shkollën e mesme) i mbajnë nga 20 orë.

3. Madje, nëse kanë marrë si kriter kohën që i duhet mësimdhënësit për hartimin e planeve duke filluar nga aj vjetor, për tri periudha, atë javorë dhe përgatitjet ditore del se:
• Mësimdhënësi nga kl.1 deri në kl.5 përgatit 9 plane vjetore sepse i kemi 9 lëndë mësimore, ndërsa ata lëndorë (këtu bëjnë pjesë edhe shkollat e mesme) përgatitin 1 plan vjetor më së shumti 4 plane vjetore.

• Mësimdhënësi klasorë 1-5 përgatit brenda ditës 4-5 plane ditore ndërsa ai lëndorë

1-2 plane ditore

4. Nëse u marrë si kriter roli i mësimdhënësit brenda klasës, atëherë del se :
1. Mësimdhënësi 1-5 luan disa role si:

a) Rolin e prindit, sepse mësuesi duhet të jetë shumë i afërt me nxënësin e klasës së parë saqë nxënësi të heqë dorë nga prindërit biologjikë e të qëndroj me mësuesin, e kuptoni sa e vështirë është që të arrihet kjo?

b) Rolin e psikologut që ta njohim gjendjen e tij fizike, shpirtërorë e emocionale, ku shikimi i mësuesit detyrimisht duhet të jetë i butë (përkëdhelës), vëzhgues, matës, analizues dhe vlerësues.

c) Rolin e pedagogut. Fillimisht kemi të bëjmë me edukatën sepse nxënësit vijnë nga familje të ndryshme me edukim familjar që dallojnë njëri me tjetrin dhe mësimdhënësi 1-5 duhet t’i harmonizojë dhe orientojë në mënyrën ma të mirë të mundshme dhe me kujdesin maksimal që mos ta lëndojë personalitetin e nxënësit.

d) Rolin e mësimdhënësit përsëri e ka të vështirë ta luajë mësuesi/ja nga se edhe njohuritë e nxënësve në klasën e parë janë aq të diferencuara saqë, në shumë raste i thua vetes si është e mundur gjithë ky dallim i nivelit të njohurive me moshatar të njëjtë. Kemi të bëjmë me fëmijë që deri tani çdo aktivitet i tij ka qenë lojë pa ndonjë kriter vlerësimi, ndërsa tani e tutje çdo gjë vlerësohet, me një fjalë nxënësi fillon një jetë të re, duke vepruar sipas rregullave dhe kërkesave që ka shkolla, që deri dje nuk i kishte.

Nga e gjithë kjo që u tha më lart rezulton se mësimdhënësit nga klasa 1-5 e kanë punën shumë më të vështirë në krahasim me mësimdhënësit lëndorë.

Kur i kemi parasysh të gjitha këto vështirësi atëherë është për tu habitur se mbi cilat kritere institucionet e vendit përcaktuan koeficientin 2.3 për mësimdhënësit nga klasa 1-5.

Me siguri institucionet tona morën për bazë:

Moshën (zhvillimin fizik)

Kur analizojmë kriterin e moshës del i pakuptimet sepse i gjithë njerizimi i gëzohet kur fëmijët rriten dhe fillojnë të bëhen të pavarur. (Madje edhe bota shtazore tregon një përkujdesje maksimale deri në flijim për të vegjlit e tyre ndërsa kur të rriten nuk tregojnë një gjë të tillë).

Duke e parë rëndësinë që ka ky cikël shkollimi padyshim se dhe stimulimi për këta mësues do të duhej të jetë më i madhi nga të gjithë, meqë nga MËSUESIT mësojnë shkronjat e para alfabetike, ndërsa nga lëndorët vetëm sa arrijnë të i zgjerojnë njohuritë shtesë.

Prandaj ne mendojmë se ky ligj i pagave duhet të rishikohet, dhe ky cikël i Mësuesve do të duhej renditur ose i barabartë me lëndorët, apo dhe mbi ta, gjithnjë bazuar në peshën dhe punën që këta mësues bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat