Serbia hap shtatë zyre diplomatike në botë, për të lobuar më shumë kundër Kosovës - Bota Sot
Serbia hap shtatë zyre diplomatike në botë, për të lobuar më shumë kundër Kosovës

Lajme

Serbia hap shtatë zyre diplomatike në botë, për të lobuar më shumë kundër Kosovës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:12
Dacic dhe Vucic

Gjatë këtij viti, numri i misioneve diplomatike dhe konsullore të Serbisë do të rritet. Kjo është konfirmuar edhe nga buxheti i Serbisë pasi që janë ndarë mjetet financiare për hapjen e zyreve të reja diplomatike në disa shtete të botës.

Qeveria serbe ka në plan që të rrisë ndikimin diplomatik, sidomos në rajonin e Karaibeve, Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme.

Me buxhetin e ri, Qeveria serbe ka vendosur hapjen e zyrave diplomatike në Trinidad dhe Tobago, Suriname, Venezuelë, Vietnam, Papua Guinenë e Re, Armeni dhe Palestinë.

Madje, një nga arsyet kryesore për fuqizimin e diplomacisë serbe në botë thuhet se është për ruajtjen e integritetit territorial të vendit dhe forcimin e pozitave në aspektin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Njëra nga gazetat më të besueshme serbe shkruan se diplomatët serbë duhet të lobojnë në diplomacinë botërore kundër njohjes së Kosovës si shtet dhe moslejimin e pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Serbia aktualisht ka 69 ambasada në mbarë botën, 24 konsullata dhe 56 konsuj nderi.

Qeveria serbe ka vlerësuar se diplomacia serbe po fuqizohet çdo ditë e më shumë, duke përmendur si suksese të mëdha tërheqjen e njohjeve të Kosovës si shtet nga disa shtete.

Madje, sipas Qeverisë së Serbisë, në ditët e ardhshme pritet tërheqja e njohjeve të shtetësisë së Kosovës edhe nga shtete të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...