Ljajiq: Gruri serb shkon në Kroaci, pastaj ata e eksportojnë në Kosovë – po lulëzon tregu i zi

Lajme

Ljajiq: Gruri serb shkon në Kroaci, pastaj ata e eksportojnë në Kosovë – po lulëzon tregu i zi

Nga: F.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:24
Rasim Ljajiq

Ministri i Turizmit, Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë Rasim Ljajiq, ka deklaruar se mallra serbe ka në të gjithë Kosovën dhe se ajo atje po arrin në rrugë alternative, përkundër taksës.

Ai ka potencuar se zyrtarët e Serbisë menjëherë pas vendosjes së taksës në mallrat serbe, kanë tërhequr vërejtjen në zhvillimin e tregut të zi.

Ljajiq ka theksuar se kur shikohen shitoret dhe marketet në veri dhe në jug të Kosovës vërehet se ato janë përplot mallra serbe, që paraqiten atje në kanale të ndryshme.

“Keni situatën me grurin tonë që shkon në Kroaci, nga atje i njëjti transportohet si grurë kroat edhe shitet në Kosovë. Një pjesë e mallit shkon bie fjala në Maqedoni dhe nga atje ri eksportohet edhe plasohet në Kosovë”, ka thënë Ljajiq.

Ai ka theksuar se për tre muaj humbjet janë në rreth 90 milionë euro, më pak mallrat e shituar edhe të plasuar në periudhën e njëjtë me vitin që shkoi përkatësisht para vendosjes së taksës.

“Mendoj se humbjet më të mëdha do të jenë nëse mbeten taksat, sepse prodhuesit tanë do të humbin tregun. Kemi shikuar se paraqiten prodhues nga Sllovenia, Hungaria, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia. Të tjerët kanë shfrytëzuar këtë gjendje edhe këtë hapësirë, që si ofertë alternative të ofrojnë prodhimet e veta”, ka thënë Ljajiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat