Hoti: Nuk na duhet qeveri që na izolon nga bota perëndimore

Lajme

Hoti: Nuk na duhet qeveri që na izolon nga bota perëndimore

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:54
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avduallah Hoti, përmes një postimi në Facebook shkruan se Kosovës i duhet qeveri e pergjegjshme, që punon sipas ligjit dhe qe i ushtron kompetencat kushtetuese. Nuk na duhet nje qeveri qe vetem shperdoron buxhetin, emeron zv.ministra, koordinatore nacional e keshilltare, nderkaq pergjegjesine e delegon.

Ai më tej shkruan se, shefi i Koalicionit PAN, z.Veseli, i pari duhet të marrë përgjegjësinë për këtë izolim të Kosovës, dhe se dorëheqja e tij është e domosdoshme për të hapur rrugën për një qeveri normale përmes zgjedhjeve të lira.

Postimi i plotë:

Kosovës i duhet qeveri e përgjegjshme, që punon sipas ligjit dhe që i ushtron kompetencat kushtetuese. Nuk na duhet një qeveri që vetëm shpërdoron buxhetin, emëron zv.ministra, koordinatore nacional e këshilltare, ndërkaq përgjegjesinë e delegon. 
Nuk na duhet qeveri që na izolon nga bota perëndimore. Nuk na duhet kryeministër qe i refuzohet udhëtimi në vendin më mik që ka populli i Kosovës.

Qytetarët duhet të thonë fjalën e tyre ne zgjedhje të lira sa më parë.

Shefi i Koalicionit PAN, siç po dëshiron ta quajë veten z.Veseli, i pari duhet të marrë përgjegjesinë për këtë izolim të Kosovës dhe për dëmet në baza ditore që po i bëhen vendit. Dorëheqja e tij është e domosdoshme për të hapur rrugën për një qeveri normale dhe të përgjegjshme përmes zgjedhjeve të lira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat