Haradinaj pranon mirënjohje, për kontributin në avancimin e të drejtave qytetare të boshnjakëve në Kosovë

Lajme

Haradinaj pranon mirënjohje, për kontributin në avancimin e të drejtave qytetare të boshnjakëve në Kosovë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Ramush Haradinaj dhe Emilja Rexhepi

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjete sociale bën të ditur se, ka pritur sot në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës Emilja Rexhepi, që të pranoj mirënjohjen nga Kryetari i Lidhjes së Boshnjakëve të Malit të Zi në New York, Esat Rastoder, për kontributin në avancimin e të drejtave qytetare të boshnjakëve në Kosovë, përcjell "Bota Sot".

Postimi i plotë:

Sot pata nderin që nga deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilja Rexhepi, të pranoj mirënjohjen nga Kryetari i Lidhjes së Boshnjakëve të Malit të Zi në New York, Esat Rastoder, për kontributin në avancimin e të drejtave qytetare të boshnjakëve në Kosovë. Para pak kohe kam pasur rastin ta falënderoj Esad Rastoder për mbështetjen, që Lidhja e Boshnjakëve në New York, ka dhënë për refugjatët shqiptarë gjatë luftës dhe në procesin e konsolidimit tonë pas lufte.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat