Baki Kelani: S’kishte konfrontim me palën serbe në pikën kufitare në veri

Lajme

Baki Kelani: S’kishte konfrontim me palën serbe në pikën kufitare në veri

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:34
Ilustrim

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka mohuar se Policia Kufitare e Kosovës ka pasur përplasje me atë serbe në veri të vendit.

Kelani në një lidhje direkte në Info Magazinë, sqaroi se Policia e Kosovës ka kryer detyrat e saja brenda territorit të Kosovës.

“Fatmirësisht ka qenë një operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës, ku gjatë patrullimit më 14 shkurt në orët e mbrëmjes njesitë patrulluese kufitare kanë hasur në dy kamionë që dyshoheshin për kontrabandë. Një kamion që ka hyrë është ndaluar dhe kanë vazhduar procedurat në bashkëpunim edhe me njesitë e doganës. Do të thotë është konfiskuar nje kamion, ndërsa për të dytin është njoftuar KFOR-i dhe është dorëzuar nëkompetenct e KFOR-it për procedura të mëtutjeshme”.

Kelani ka sqaruar se nuk ka pasur situatë të tensionuar apo tendencë për konfrontim në vijën kufitare Kosovë-Serbi, kështu duke mohuar raportimet e mediave serbe për një gjë të tillë.

“S’ka pasur shkelje procedurale të lëvizjes nëpër zonën kufitare. Në asnjë mënyrë nuk ka pasur rast të mundshëm të konfrontimit me palën serbe”.

Gjatë ditës mediat serbe raportuan për një “shkelje të marrëveshjes kufitare”.

“Policia e Kosovës shkeli marrëveshjen mbi lëvizjen në zonën kufitare dhe hyri ilegalisht në territorin e Serbisë Qendrore nga ku ata konfiskuan një kamion me mallra, pretendon pronari i atij kamioni, S.D.”, ka shkruar Kossev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat