Daçiq: Duhet bëjmë kompromis me Kosovën, sepse nëse dëbohen serbët nuk do të kemi as veriun

Lajme

Daçiq: Duhet bëjmë kompromis me Kosovën, sepse nëse dëbohen serbët nuk do të kemi as veriun

Nga: F.B Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Ivica Dacic

Duke komentuar reagimin jo të mjaftueshëm për heqjen e taksave, ministri serb Daçiq ka akuzuar disa vende evropiane se “bëjnë obstruksion, ato nuk janë të interesuara që kjo çështje të zgjidhet deri në fund, për shkak të zgjedhjeve evropiane”, por disa edhe pse nuk janë udhëheqëse në dialog shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”. 

Në insistimin e mediave nëse bëhet fjalë për Gjermaninë dhe Britaninë, ai ka thënë se “ka mund të thotë për njërën edhe tjetrën, por ka edhe disa tjera që nuk kanë ndikim”.

Në lidhje me idenë e caktimit ë kufirit ai ka potencuar se “ Beogradi ka hyr në dialog me pozitën se Kosova është autonomi në kuadër të Serbisë, mirëpo Prishtina tash ka miratuar platformën në të cilën thotë se nuk vjen në shprehje ndryshimi i Kushtetutës dhe këtë e mendojnë edhe 100 vende që e kanë njohur” ka thënë Daçiq.

Nuk kam dëgjuar ndonjë ide tjetër përveç caktimit të kufijve

Ministri Daçiq ka thënë se “ndërmjet këtyre dy qëndrimeve të shprehura duhet të kërkohet kompromis, të gjithë kanë pasur hapësirë në kuadër të dialogut të tregojnë idetë e tyre, por deri tash nuk ka ide tjetër veç asaj të caktimit të kufijve”.

"Këto dy ide nuk janë të pranueshme për kompromis, ndërsa ide tjera nuk ka ", ka thënë ai duke shtuar se “kur Vuçiq e ka propozuar ka pas detonime të deklaratave negative”.

Kur këtë e kam përmendur reaguan Vuk Jeremiç, Dveri, Sanda Rashkoviç Iviç, Nenad Popoviç por reagoi edhe Ramush Haradinaj. Daçiq mendon se kjo do të thotë se kjo ide nuk i përgjigjet Kosovës.

Lidhur me qëndrimin e pushtetit të shkuar, Daçiq thotë se Kushtetuta u miratua me 2006, ndërsa pavarësia e Kosovës u shpall dy vite më pas.” Çka ndërmorën ata aso kohe, çka ka mbetur nga ekipi i atëhershëm i pushtetit të Tadiqit dhe Koshtunicës“ pyet Daçiq.

Kur Jeremiç ishte ministër shprehet Daçiq “Kosovën e kanë njohur 84 vende,  u shtrua pyetja në Gjykatën Ndërkombëtare dhe erdhi përgjigja katastrofale dhe dialogu u bart në Bruksel dhe mbetën kalime kufitare në Jarinje e Bernjak” për të shtuar se "Nuk na kanë lënë asgjë".

Çka nëse ndokush sulmon serbët?

 Pas reagimeve ndaj tij, ai ka pyetur ish-pushtetarët çka nëse dikush sulmon serbët në Kosovë, kjo është me rëndësi, prandaj nuk duhet shpërndarë gënjeshtar por është me rëndësi arritja e kompromisit.

Për caktim të kufijve pat fol edhe Gjingjiq vazhdoi ai. "Hajde të arrijmë marrëveshje në harmoni me rezolutën 1244, nëse nuk mundemi të gjejmë një zgjidhje ",tha ai.

Sipas tij “Më herët ka pasur propozime për ndarje të Kosovës, por Serbia nuk i ka pranuar dhe këtë më askush nuk e propozon. Nëse i dëbojnë serbët nuk do të kemi as veriun e Kosovës dhe këtë njerëzit duhet ta dinë”. 

Duke përfunduar ai theksoi se “Nëse do të ketë marrëveshje, për te qytetarët do të deklarohen në referendum,ndërsa duke kritikuar ministrin Popoviq që është kundër caktimit  ë kufijve, “ nëse është kundër pse rri në qeveri me propozimin e kryetarit”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat