Lekaj numëron projektet që do të realizohen në Prizren

Lajme

Lekaj numëron projektet që do të realizohen në Prizren

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:01
Foto

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se në Prizrenin historik do të gjejnë vend disa projekte infrastrukturore të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas tij, me një buxhet të ndarë prej 1 milion e 400 mijë euro, gjatë 2019-s do të punohet në këto projekte; Ndërtimi i rrugës në fshatin Zym dhe asaj Planej – Pashtrik, lidhja e zonës industriale dhe tranzitit me autostradën në hyrje të Prizrenita, asfaltimi i rrugës Lubizhdë – Skorobishdë dhe Prizren – Velezhë, rregullimi dhe zgjerimi i rrugës Planej – Liken i Hasit – Rënia e Dëshmorëve.

“Jemi pranë secilës komunë, për tu ndihmuar në plotësim të kërkesave infrastrukturore të qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat