Vuçiq: Nëse çështja e Kosovës ju mbetet fëmijëve tanë, ky do të jetë gabimi im më i madh

Lajme

Vuçiq: Nëse çështja e Kosovës ju mbetet fëmijëve tanë, ky do të jetë gabimi im më i madh

Nga: F.B Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:11
Aleksandar Vuçiç

Presidenti I Serbisë ka thënë se me gjasë nuk do të ketë asnjë zgjidhje të çështjes së Kosovës, sepse ka qëllime të ndryshme të faktorëve në botë që janë në gjendje të të bëjën çfarë duan dhe të shkatërrojnë çdo përpjekje që me bisedime të arrihet zgjidhje, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq ka thënë për Tv Prva sot se “është I bindur se nuk do të ketë marrëveshje me Prishtinë rreth çështjes së Kosovës, por për këtë do të përpiqet me zemër”. Sepse “ka qëllime të ndryshme të faktorëve në botë që përmes agjensioneve të tyre duan të shkatërrojnë secilën përpjekje të bisedimit dhe marrëveshje”.

"Nuk kam optimist lidhur me marrëveshjen, ndonëse jam i gatshëm të bisedoj me Prishtinë sapo të hiqet taksa", tha ai duke shtuar se ka frikë se ky problem mund të ju mbetet fëmijëve tanë.

"Do të bëj çdo gjë që mos të mbetet ashtu, Do të humb reputacionin sepse e di se është jo popullore, por do të luftoj për marrëveshje", nënvizoi ai duke vazhduar se është reale të mos ketë marrëveshje dhe ky do të jetë gabimi më i madh i tij.

"Do të angazhohem me të gjithë forcën, por 99 për qind e di se nuk do të ketë zgjidhje. Nuk kam problem me këtë në kuptimin historik, por kam për shkak jetës reale të popullit tonë. Nuk jam ndër ata që them çdo gjë është e jona, por as ndër ata që do japin çdo gjë dhanë gjithçka, por ndër ata që me përgjegjësi patën sukses që Kosovën ta kthejnë në hartën politike të botës ",tha Vuçiq.

Në pyetjen nëse ka ide për zgjidhje, Vuçiq ka thënë se “ka ide dhe do ta prezantojë sapo ndokush ta pranojë para së gjithave shqiptarët. Atyre iu ka kam thënë diçka nga ajo ide, a diçka jo”.

Vuçiq përkujtoi se ish-pushtetarët e patën mbrojt aq mirë rregullimin kushtetues, ashtu që atë kohë Kosovën e kanë njohur 84 vende, ndërsa gjatë kohës së tij ka pasur vetëm 9 njohje dhe 13 tërheqje të njohjeve.

Ai ka komentuar edhe debatin në Mynhen ku ka marr më shumë pikë, pasi ishte me i përgatitur se Thaçi, ndërsa rreth atij debati nuk ka pasur reagime nga opozita në vend.

"Unë rrezikoj të marr mbi vete rrezikun, më së lehti është me kritiku dikë që punon. Rri anash dhe gjuan ndonjë gur, pështyn në atë shtyn gjërat", tha Vuçiq.

Konflikti i ngrirë nuk ekziston, sepse shqiptarët nuk e duan, ata duan të konsolidojnë shtetin që krijuan në vitin 2008, janë nervoz dhe jo rrallë marrin vendime të gabuara dhe këtë e vërejnë edhe BE edhe ShBA dhe ata ngutën që kjo të zgjidhet, sepse shohin nervozen e shqiptarëve dhe kjo mund të sjell deri te konflikti. ka sqaruar Vuçiq.

Vuçiq: Paqja dhe stabiliteti janë kruciale

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Paqja dhe stabiliteti janë kruciale dhe luftë nuk do të ketë derisa dikush nuk sulmon fizikisht apo nuk vret serbët, gjë që nuk përjashtohet nëse dihet jo përgjegjësia dhe çmenduria që udhëheqin politikën në Prishtinë dhe hipokrizinë e vendeve perëndimore”.

Në pyetjen çfarë ka bërë kur ishte në opozitë pasi u shpall pavarësia e Kosovës, ai theksoi se ka mbështet ata që ishin për mbrojtje të rregullimit kushtetues.

"Kemi punuar në ruajtjen e Kushtetutës së mëhershme dhe atë me luftë. Kemi humbur fal politikës së gabuar, sepse kjo rrjedh nga rezultati I gabuar. Pastaj erdhi politika tjetër që nuk bëri asgjë. U dashtë të qëndrojmë në mes, të matet forca e Serbisë, mos të hyhet në luftë sepse humbet shumëçka", tha ai.

Ata kanë gabuar mendon Vuçiq kur bartën çështjen e Kosovës nga OKB në BE dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, ndryshuan gjëra, këtë e përsërisin gjithnjë shqiptarë tash edhe amerikanët, andaj na po përpiqemi “ të shpëtojmë çdo gjë që mundemi”, thotë Vuçiq.

Vuçiq : Do të pyes Popoviqin pse nuk e ruajti Kosovën në vitin 2008?

Vuçiq ka thënë se do të pyes ministrin Nenad Popoviq pse nuk e ruajti Kosovën në vitin 2008, kur ishte nën kryetar i Partisë Demokratike që ishte në pushtet.

Përgjigja ime në atë çfarë ka thënë Popoviq është “çdo respekt, kështu do duhet dhe kjo është super, por pse këtë se bëri në vitin 2008 kur ishte në pushtet, Pse nuk e mbrojte atëherë? Ne sot po  e mbrojmë", tha Vuçiq.

Vuçqi: Nuk ka mbështetje në zgjidhjen e problemit të Kosovës

“Nuk ka mbështetje në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe nuk do të ketë kurrë, pa marr parasysh çfarë propozimi do bëjë Serbia, ajo nuk do marr mbështetje”. ka thënë Vuçiq, duke shtuar se nuk është optimist për arritjen e zgjidhjes, por ka guximin politik të vazhdojë të përpiqet për zgjidhje.

"Unë po merrem me këtë, nuk  fshihem, nuk kam nevojë për 1 mijë apo 2 mijë njerëz të thonë se ata janë aty, unë kam marrë përgjegjësinë",shprehet ai duke vazhduar se nuk ka zgjidhje ideale dhe çfarë do që thotë menjëherë e sulmojnë.

Faktori kyç sipas Vuçiq është “raporti serbo-shqiptar, por shqiptarët duan të përmbyllin shtetësinë dhe për këtë në nervozë shpesh marrin vendime që dëmtojnë serbët”.

"Është e qartë se vetëm një incident mund të sjell te konflikti", shprehet Vuçiq duke besuar se do të ketë mjaft njerëz te mençur që mos të vijë deri te konflikti se ka pasur mjaft luftëra.

Në pyetjen nëse ai është për caktim të kufijve apo ndarje apo një zgjidhje tjetër, Vuçiq ka thënë se “ ende nuk kemi asgjë konkrete, vetëm kur do të kemi diçka mund të themi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat