Televizioni serb “mbulon” fanella me hartën e Kosovës dhe shkrimin “Nuk ka dorëzim”

Lajme

Televizioni serb “mbulon” fanella me hartën e Kosovës dhe shkrimin “Nuk ka dorëzim”

Nga: F. B. Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 20:16
Pamje nta televizioni serb

RTS ka befasuar sot shikuesit e saj kur kanë prezantuar “të mbuluar” fanellën me hartën e Kosovës dhe shkrimin “nuk ka dorëzim” në një emision mëngjesi.

Ata kanë dhënë njoftim se bëhet fjalë për organizatën humanitare “Serbët për Serbët” që kanë qëllim ndihmën për popullin serb që është në gjendje të rëndë sociale, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Mbulimi apo fshehja e shkrimit dhe hartës është vërejtur tek një pjesëmarrës në anketat e zhvilluara në rrugë.

“Në programin e mëngjesit të RTS është emituar një informatë, ku gjatë rrjedhjes njërit nga ata iu “mbulua” dizajnimi i fanellës me gabim të redaktorit, për çka ai ka kërkuar falje”, kanë thënë në RTS.

Në pyetje është një fanellë e dizajnuar e organizatës “Serbët për Serbët”, organizatë kjo që ka për qëllim ndihmën për familjet e rrezikuara sociale.

Nga kjo organizatë kanë thënë se fanella është prodhim i tyre dhe nuk janë preokupuar me “gabimin” gjatë publikimit të informatës.

“Gjithë ditën kishim thirrje telefonike, ku qytetarët ndihen të revoltuar për lëshimin e televizionit dhe fshehjen e dizajnit – përkatësisht hartës edhe shkrimit ‘Nuk ka dorëzim’”s kanë thënë në OJQ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat