Një 4-vjeçar vdes në Spitalin e Pejës, familjarët akuzojnë mjekët

Lajme

Një 4-vjeçar vdes në Spitalin e Pejës, familjarët akuzojnë mjekët

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Vigan Sumaj

Vigan Sumaj vetëm 4-vjeç nga fshati Lubeniq, ka ndërruar jetë para dy dite në Spitalin e Pejës.

Familjarët kanë njoftuar se 4-vjeçari, ka ndërruar jetë papritmas në spitalin e Pejës, ndërsa për vdekjen e tij po akuzojnë mjekët për neglizhencë.

Daja i të ndjerit, Kastriot Dedushaj ka akuzuar doktorin Mentor Shala, se i ka prerë në gjysmë jetën e nipit të tij, si pasojë e neglizhencës, për çka edhe kanë paralajmëruar se do të merren me drejtësinë.

Sipas njoftimit të familjarëve, Vigani do të varroset sot në ora14:00 në fshatin Lubeniq.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat