Lladrovci: Bashkëpunimi me Sylejman Selimin ishte shumë domethënës e përmbajtjesor

Lajme

Lladrovci: Bashkëpunimi me Sylejman Selimin ishte shumë domethënës e përmbajtjesor

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:37
Sylejman Selimi dhe Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook ka se, sot kam qenë i nderuar me vizitën e mikut tim në Komunën e Drenasit, komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit-Sulltanit, përcjell "Bota Sot".

Postimi i plotë:

Sot, kam qenë i nderuar me vizitën e mikut tim në Komunën e Drenasit, komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit-Sulltanit.

Së pari, Gjeneral Selimi më ngushëlloi për Babën Tush, duke evokuar kujtimet e tij për të si dhe më përgëzoi për detyrën e Kryetarit të komunës.

Bashkëpunimi ynë, ishte shumë domethënës e përmbajtjesor, në veçanti e kujtoj me emocion atë në UÇK dhe TMK. Po ashtu, isha i lumtur për emërimin e tij Ambasador në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

Në takim, i kujtuam sfidat por edhe sukseset tona. Si gjithmonë, në punën ditore, e kaluara na motivon të bëjmë sa më shumë për qytetarët tanë, duke respektuar ligjet dhe zotimet për punë transparente.

Pas takimit të përzemërt në Komunë, së bashku, në shesh, pranë shtatoreve të heroit dhe heroinës, Fehmiut dhe Xhevës, vendosem lule, më pastaj u nisem te Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, biri i heroit të Kombit, Hamzës, për vizitë miqësore.

Faleminderit për vizitën miku im, Komandant Sylejman Selimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat