Vuçiq e mbanë të fshehtë datën e vizitës në Kosovë

Lajme

Vuçiq e mbanë të fshehtë datën e vizitës në Kosovë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:03
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk do ta bëjë të ditur datën e vizitës në Kosovë në kuadër të fushatës “E ardhmja e Serbisë”.

Ai ka shtuar se shpreson se disa probleme rreth Kosovës së shpejti do të zgjidhen, por se nuk do t’ju bëjë probleme serbëve me autoritetet shqiptare.

Vuçiq në pyetjen e gazetarëve se si ka kaluar takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe se kur do të shkojë në Kosovë, ka deklaruar se shpreson se disa nga problemet do të zgjidhen, në mënyrë që të ulën tensionet.

“Nuk dua t’ju shkaktojë njerëzve më shumë probleme me autoritetet shqiptare, prandaj nuk do të flas për kohë dhe datë të vizitës në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

Ka thënë se me serbët në Kosovë ka biseduar për të gjithë problemet dhe se për herë të parë i janë ankuar njerëzit nga Shtërpca dhe Graçanica se nuk ka mallra nga Serbia, pasi që shqiptarët kanë angazhuar policinë kufitare me qëllim që të ulet sasia e mallrave serbe në rafte. Kjo sipas tij ka ndodhur edhe në komunën e Leposaviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat