Ambasada amerikane në Beograd reagon pas shkrimit të gazetës gjermane

Lajme

Ambasada amerikane në Beograd reagon pas shkrimit të gazetës gjermane

Nga: F.B Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:30
Ilustrim

Ambsada amerikane në Beograd ka reaguar pas shkrimit të gazëtës gjermane në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

"SHBA-të do të ishin të kënaqura nëse marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhej në vitin 2019, por nuk përshkruajnë dhe nuk do ta përshkruajnë si do të duket ajo”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e ambasadës amerikane, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo është kumtesa e plotë e ambasadës amerikane në Beograd"

"SHBA-të do të ishin të kënaqura të shohin marrëveshjen gjithëpërfshirëse të nënshkruhet në vitin 2019, por dialogu së pari duhet të vazhdojë që kjo të ndodhë. ShBA nuk përshkruajnë as nuk do të përshkruajnë si duhet të duket marrëveshja, por mendojnë se ajo duhet të pranohet edhe në Kosovë edhe në Serbi dhe duhet të sjell paqen në gjithë regjionin", shkruan në kumtesën e shkruar të ambasadës me rastin e komentimit të gazetës gjermane se BE dhe SHBA janë të gatshme të pranojnë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada e ShBA ka theksuar se "ju mbetet liderëve edhe ekipeve të tyre të vazhdojnë bisedimet nën ndërmjetësimin e BE dhe të kërkojnë zgjidhje të mundshme  sikurse të jenë edhe transparente me qytetarët e vetë. 

Kjo kumtesë është lëshuar pas shkrimit të botuar dje në mediumin gjerman kinse për arritjen e marrëveshjes dhe nënshkrimin që do pasojë në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat