Ndërtimet që devastojnë Kalanë e Ulqinit

Lajme

Ndërtimet që devastojnë Kalanë e Ulqinit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:40
Ndërtimet që devastojnë Kalanë e Ulqinit

Ndërtimet e paligjshme kërcënojnë kalanë e lashtë të Ulqinit, e cila pretendon të hyjë në UNESCO.

Mu pranë xhamisë dhe Doganës së dikurshme (objekt i vitit 1421) po ndërtohet hoteli turistik dykatësh i një afaristi ulqinak duke e devastuar skajmërisht Kalanë e Ulqinit.

Objekti gati ka hyrë në pjesën ku qëndrojnë zyrat e administratës së Muzeut dhe po krijon një imazh tejet të shëmtuar për adhuruesit e monumenteve kulturore dhe të turistëve që e vizitojnë këtë vend.

Rreth këtij ndërtimi të egër nuk po reagon asnjë institucion: as inspektorët lokal apo ata shtetëror, as Qendra për Kulturë, as kryetari i komunës së Ulqinit dhe as partitë politike në pushtetin vendor në Ulqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat