Goga apo vajza që lufton me aparat korrupsionin e varfërinë në Kosovë

Lajme

Goga apo vajza që lufton me aparat korrupsionin e varfërinë në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 10:15

Në fundvitin e kaluar dhe në muajt e fundit të këtij viti, Bardha Goga, ka bërë një punë interesante me aparatin e saj, në radhë të parë është përpjekur vazhdimisht që ta paraqes realitetin e një shtetit, që shumë qytetarë ballafaqohen me varfëri dhe në anën tjetër është korrupsioni!

Image

Ajo me ngulm lufton korrupsionin duke paraqitur shumë elemente shqetësuese përmes fotografisë dhe po ashtu edhe varfërinë, sidomos fëmijët se si punojnë me karrocë për të mbajtur gjallë familjen. Bardha thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet, por do të luftojë me tërë qenien e saj, që përmes aparatit të saj të paraqet gjithë realitetin e sotëm.

Së fundi ka marrë edhe çmimet për punën dhe të vërtetën që e ka paraqitur në opinion. Ajo përkundër peripecive dhe ndonjë kërcënimit eventual, kjo nuk e zmbraps, por sipas saj do të luftojë që çdo dukuri që dëmton shoqërinë, qytetin e shtetin, të mundohet të pasqyrojë sa më origjinal përmes fotografisë.

“Bota sot”: Vazhdoni me punën tuaj, gjithnjë me aparat në dorë, duke shenjestruar dukuritë e këqija që shfaqen në vendin tonë, a keni vështirësi?

Image

Bardha Goga: Në profesionin si fotografe shpesh herë hasim edhe në vështirësi, pasi që edhe ky si çdo profesion tjetër i ka vështirësitë e tij, mirëpo kënaqësia vjen pas çdo imazhi të realizuar me sukses dhe që arrin të përçoj mesazhin e duhur tek shikuesi.

“Bota sot”: Kohët e fundit edhe me një projekt të ri, paksa edhe thumbues, çfarë u munduat të tregoni?

Bardha Goga: Në projektin e fundit, kam paraqitur gjendjen reale të shtetit tonë, edhe pse ndoshta pak thumbuese, mirëpo ky është realiteti të cilin po e jetojmë.

“Bota sot”: Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, pra me 17 shkurt, keni paraqitur mjaft foto të cilat shkaktuan mjaft bujë e emocione, ka erdh kjo ide?

Image

Bardha Goga: Ideja fillestare ka qenë e menduar para një viti, mirëpo nuk arrita ta nxjerrë atë mesazh që doja ta përçoja të shikuesit, kështu që pas një viti vendosa prapë të mendoj rreth kësaj ideje dhe me bashkëpunimin me Enis Muratin, me të cilin edhe e kemi bë sinopsin e këtij projekti, vendosëm ta provojmë realizimin i cili edhe doli të jetë i suksesshëm, ku si protagonist ishin Fijona Hyseni dhe Endrit Gashi dhe po ashtu Ermira Murati, vajza - artistja e cila i ka ngjyrosur protagonistet në foto.

Image

“Bota sot”:  Ju synoni përmes aparatit ta luftoni korrupsionin dhe gjërat negative, a keni pengesa në këtë drejtim?

Bardha Goga: Pengesa ka gjithmonë, mirëpo çdo punë e cila bëhet me vullnet të mirë dhe me dashuri nuk njeh pengesa dhe kufij, kështu që unë kur fotografoj rreth dukurive negative të korrupsionit nuk lidhem me individ drejtpërdrejt, por me dukurit negative në përgjithësi.

Image

“Bota sot”:  Çmimet e fundit janë një sinjal inkurajues apo vazhdoni me at ritmin e qetësisë?

Bardha Goga: Unë asnjëherë nuk jam e kënaqur tërësisht me të arriturat e mia. Sukseset e mia janë vetëm shtysë apo inkurajim me punuar më shumë në të ardhmen me projekte serioze dhe domethënëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat