Në Preshevë serbet flasin shqipen si bylbyl. Në Luginë gjuha, jo si mjet politik, por, për komunikim dhe biznes

Lajme

Në Preshevë serbet flasin shqipen si bylbyl. Në Luginë gjuha, jo si mjet politik, por, për komunikim dhe biznes

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 15:21
Qyteti i Preshevës

Serbët në Kosovë pothuajse nuk flasin shqip (edhe pse dinë, shënim i redaksisë), sipas një sondazhi të kryer nga Qendra për Iniciativa Sociale, mbështetur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Racizmi në vepër: Serbët e Kosovës e din shqipen, por nuk flasin, kurse shqiptarët më shumë se gjysma e flasin serbishtën, dhe komunikojnë kur takojnë serbë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” Serbët e Kosovës e din shqipen, por nuk flasin. Kurse shqiptarët më shumë se gjysma e flasin serbishten, dhe komunikojnë kur takojnë serbë.

Sipas anketës,  shqiptarët flasin disi në gjuhën serbe, 18 për qind, 49 për qind janë pjesërisht të kuptuar dhe 31 për qind nuk e flasin. Nga ana tjetër, rezultatet flasin se gjuhën shqipe e flasin vetëm 5 për qind të serbëve, pjesërisht e kuptojnë 31 për qind dhe nuk e flasin fare 64 për qind, kjo ndryshe ska si quhet pos racizem ne vepër e  trashiguar nga epoka e Miloshviqit që ekziston kjo urrejte ndaj shqiptareve, thuajse shqiptaret kanë masakruar serbët apo kanë dhunuar 20 mijë femra serbe, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Thënë shkurt serbët janë më racista, me urrejtës se sa shqiptarët. Këtë e kanë dëshmuar edhe sondazhet në Beograd. Kjo vërehet edhe tek mediat serbe të cilat përkundër vërejtjeve të OSBE-së dhe BE-së, ata vazhdojnë të përdorin fjalorin me zhargonin fyes të diktatorit të fundit në Evropë, serbit Millosheviqit duke i quajtur shqiptarët si “shiptari” apo Kosovën  si “Kosovo i Metohija” ?! Ndërsa me mediat shqiptare në Kosovë nuk përdoret fare për serbët “shka”. Në fakt pas lufte, nuk është përdorur, por mediat shqiptare janë xhobitur rëndë nga OSBE, kurse gazetat serbe para hundëve të OSBE-së vazhdojnë të fyjenë shqiptarët si “Shiptari” , “kriminel”, “terrorist” eshtë rasti i fundit i arresitmit te ish-pjestarëve të UCPMB-së të cilët u quajtën “terrositë” dhe me pas në gjyq pas verdikit, ku dolën të pafajshëm, mediat e as shteti serb nuk ju kërkoi falje?!

Për dalllim  nga Kosova, shqiptarët dhe serbët në Luginën e Preshevës nuk e kanë fare gjuhën shqipe. Sepse edhe serbët flasin shqip, sikur shiptarët serbisht. Në Luginën e Preshevës gjuhën nuk e shohin si mjet politik por të komunikimit dhe shpesh të biznesit, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Të rinjët nga Presheva Albani, Sevimi, Enveri, Kosovarja, Muhamedi, Janina..thonë se ne flasim se krahas gjuhëve të huaja, anglishtes flasin edhe serbishten. Me serbët ata flasin herë shqip herë serbisht, ka të rinjë serbë dhe shqiptarë që nuk e kanë fare kompleks këtë se në cilën gjuhë flasin. Pra ne kryesorja është të komunikojmë, të merremi vesh në rrugë, duke luajtur apo në bizneset tona, thotë Zorani dhe Agroni për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”

Njëri nga të anktuarit tane, Albana në qendër të qytetit bën me gisht, duke na thënë: E shef ato dy që të vogla punojnë serbët, shesin dhe bëjën mbushjen e telefonave, kur shkon tek ata në dyqan, i flet sërbisht të përgjigjen sërbisht, i flet shqip të pegjigjen shqip edhe pse ata jane djem (shitës) serbë.

“Ne i njohim mirë këtu shqiptaret, meqë jemi vendas, bile disa nga ta na flasin serbisht, e ne ja kthejme shqip” thotë duke qeshur i riu serb Z.D për “Presheva Jonë” i cili shqipen e flet si bylmby dhe pa kurrëfarë kompleksi.

Në Luginë gjuha nuk perdoret si mjet politik, por për komunikim dhe biznes. Do përkutjuar se gjuha shqipe flitet dhe shkruhet edhe në komunë si në atë të Medvegjës ashtu edhe në Bujanc dhe Preshevë.

Ja cfarë thonë shifrat nga sondazhi ndërkombëtar për gjuhën shqipe dhe serbe 

Sondazhi i kryer nga Qendra për Iniciativa Sociale, mbështetur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dëshmon se shqiptarët janë me tolerant, gjentelmen se sa serbët edhe pse të parët (shqiptarët) ishin viktima të luftës së fundit në Kosovë nga fqinjët e tyre serbë.

I pyetur nëse keni prezantuar gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore në shkolla, 34 për qind e serbëve të intervistuar kanë një përgjigje pozitive ose me kusht, pozitive që thotë “po, por jo koha është akoma”. 44% e shqiptarëve pajtohen me futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore, sipas sondazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat