Haradinaj: Ndikimi i Beogradit në Kosovë po i vjen fundi, dëshmi janë aplikimi i 40 serbëve në ushtrinë tonë

Lajme

Haradinaj: Ndikimi i Beogradit në Kosovë po i vjen fundi, dëshmi janë aplikimi i 40 serbëve në ushtrinë tonë

Nga: K.M Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 15:55
Ushtria

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka vënë në pah se në Ushtrinë e Kosovës kanë aplikuar 200 jo-shqiptarë, prej të cilëve 40 janë serb. Haradinaj ka thënë se kjo është një dëshmi e madhe se ndikimit të Beogradit tek serbët e Kosovës, tek qytetarët tanë, dal ngadal po i vjen fundi.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në facebook

Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat