Plani i raportuar për ndryshimin e kufijve, deklarohet Vuçiq

Lajme

Plani i raportuar për ndryshimin e kufijve, deklarohet Vuçiq

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:32
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë sot spekulimet e mediave gjermane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

"Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse ne nuk po bisedojmë", ka deklaruar kreu serb.

"Çfarë 17 pika, nuk ka asnjë pikë," u përgjigj Vuçiq, në pyetjen e gazetarëve për zërat rreth një plani që përmban 17 pika, që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve.

“Ata që pretendojnë këtë, duan ta ndajnë Serbinë në 17 pjesë”, ka deklaruar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka thënë më herët se shteti i tij nuk do të përfitojë gjithçka nga dialogu me Kosovën.

Por, ka thënë se ideja e tij është të mbrohet populli serb në Kosovë.

“Mos u merakosni, unë do të përkujdesem për popullin tonë në Kosovë, por nuk do të premtoj gjithçka, sepse të tjerët kanë premtuar dhe kaherë i kanë humbur të gjitha. Do t’i mbrojmë njerëzit tanë, por le të mendojmë për jetën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat