Kështu mbante shënime gjatë protestave të viteve të 90’ta, Albin Kurti

Lajme

Kështu mbante shënime gjatë protestave të viteve të 90’ta, Albin Kurti

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 00:19
Albin Kurti

Herë pas herë këngëtarja dhe arkitektja kosovare, Eliza Hoxha përmes rrjeteve të saj sociale por edhe ekspozitave të cilat mban, sjell në kujtesë momente të rëndësishme nëpër të cilën ka kaluar populli i Kosovës.

Ajo nga arkiva e saj shpalos fotografi të realizuara apo të shkrepura nga syri i saj fotografik pamje të protestave që mbaheshin gjatë viteve të 90’ta në Kosovë, ku ngritej zëri kundër padrejtësive nga okupatori serb.

Derisa ditë më parë pamë protestat e femrave në rrugët e Prishtinës, sonte ajo vendosi që të rikthejë në kujtesë një pamje të rallë të liderit të tanishëm të Vetëvendosjes, dikur një nga personat më zëshëm në protestat kosovare, Albin Kurti.

Image

Eliza në këtë fotograif përshkruan se si Kurti gjente mundësinë të shkruante duke u mbështetur në shpinën e një prej profesorëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat