Vdekja e 22-vjeçarit në vendin e punës, kompania jep detaje për rastin

Lajme

Vdekja e 22-vjeçarit në vendin e punës, kompania jep detaje për rastin

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 10:22
Krenar Jemini

I dhimbshëm ishte lajmi për vdekjen e 22 vjeçarit nga Mushtishti gjatë ditës së djeshme.

Krenar Jemini humbi jetën gjatë orarit të punës në kompaninë ‘Lab Oil’ në Prishtinë.

Institucionet kompetente gjatë natës së kaluar dhanë detaje për rastin, ku u theksua se i njëjti kishte ndërruar jetë gjatë pastrimit ku mbaheshin derivatet e naftës.

E kompania ‘Lab Oil’ përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se i ndjeri Krenar Jemini në momentin kritik ishte duke kryer punën e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues , ku edhe mori lëndime vdekjeprurëse.

Tutje e njëjta kompani i shprehi ngushëllime familjarëve, duke thënë se kjo është e vërteta e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Kompania Lab-Oil nga Prishtina njofton opinionin publik se më datë 24.02.2019 në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë-Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997). I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Kompania Lab-Oil me anë të kësaj komunikate dëshiron që të bëjë me dije për opinionin se kjo është e vërteta e ngjarjes tragjike që ka ndodhur në kompaninë tonë.

Familjes së ish-punëtorit tonë, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat