Vuçiq i shqetësuar: BE nuk mund të bëjë presion më të fortë te Kosova

Lajme

Vuçiq i shqetësuar: BE nuk mund të bëjë presion më të fortë te Kosova

Nga: F.B Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:46
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shprehur shqetësimin për qëndrimin e Prishtinës, e cila përkundër presioneve të bashkësisë ndërkombëtare nuk po heq taksat në mallrat serbë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se “BE nuk po ka mundësi të kryej presion më të madh në pushtetin e Prishtinës”.

Këto deklarata ai i bëri në bisedë me ambasadorin e Italisë Karlo Lo Kash, ku nënvizoi se Serbia do të i kthehet dialogut vetëm me heqjen e taksash në mallrat serbe.

Bashkëbiseduesit kanë shqyrtuan perpektivën evropiane të Serbisë, problemet e dialogut Beograd - Prishtinë, raportet bilaterale dhe vizitat e kryeministrit të Italisë Xhuzepe Konti në Beograd dhe vizitën e Vuçiq më pas në Itali.

Presidenti Vuçiq ka shpreh kënaqësinë me nivelin bilateral të raporteve duke shprehur qëndrimin për hapësirë të avancimit dhe bashkëpunimit ekonomik. Kësaj mund të i shërbej vizita e kryeministrit Konti, që shihet si shenjë e raporteve të mira mes dy vendeve.

Ambasadori Kash ka theksuar se faza e re e bisedimeve mes Italisë dhe Serbisë mund të sjell rritje të bashkëpunimit, gjë që mund të arrihet me vizitën e kryeministrit Konti në Serbi dhe presidentit Vuçiq në Itali.

“Vizita dëshmon mbështetje e Italisë për Serbinë në përpektivën evropiane dhe mbështetje për të gjithë regjionin ", ka thënë ambasadori Kash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat