Lista Serbe ironizon emërimin e Zhiviq: Gjilas, Jeremiç dhe Obradoviq janë bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, ndërsa Haradinaj "1 nga 5 miionë"!

Lajme

Lista Serbe ironizon emërimin e Zhiviq: Gjilas, Jeremiç dhe Obradoviq janë bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, ndërsa Haradinaj "1 nga 5 miionë"!

Nga: F.B Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:54
Ramush Haradinaj dhe Lista Serbe

Lista Serbe në një kumtesë të publikuar sot ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit të shtetit të Kosovës, Ramush Haradinaj ,që të emërojë Dijana Zhiviq ministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në vend të shkarkuarit Nenad Rikalo, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

Po japim në tërësi kumtesën e Listës Serbe:

“Vendimi që në vend të ministrit të Bujqësisë të emërohet studentja e padiplomuar e letërsisë, të cilës ky është vendi i parë i punës, që nuk ka legjitimitet në popullin serb, as partinë prej nga vjen, Haradinaj ka dëshmuar se deklarata e tij ku flet për respektin ndaj popullir serb në Kosovë është gënjeshtër. Ndërmjet tij she liderëve therë të shqiptarëve të Kosovës nuk ka dallim kur duhet të poshtërojnë serbët.

Prandaj Lista Serbe është opozita e vetme e pushtetit në Prishtinë, 9 deputetët e së cilës kanë detyrë të qartë, rrëzimin e këtij pushteti në Prishtinë.

LS distancohet nga Dijana Zhiviq, si përfaqësuese e popullit. Anëtarët tanë nuk do të bashkëpunojnë me te, sepse në pushtet nuk erdhi me vullnetin e popullit serb, por me vendimin e Ramush Haradinajt dhe me marrëveshjen e opozitës në Beograd.

Pas hapave të njëanshëm drejtuar kundër serbëve, Haradinaj edhe një herë dëshmoi fytyrën e saj, por edhe udhëheqësit e opozitës në Beograd, Gjilas, Obradoviq dhe Jeremiç, që mund të njoftojnë bashkëngjitjen e Haradinajt si anëtar të ri në “1 nga 5 milionë”.

Me këtë vendim emërimi të Dijana Zhiviq ministër e Bujqësisë, Lidhja për Serbinë dhe lëvizja “1 nga 5 milionë” janë bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe kabinetit të ramush Haradinajt, ndërsa Haradinaj pjesë e “1 nga 5 milionë”.

Dijana Zhiviq është anëtare e Partisë Liberale, anëtarët e së cilës janë pjesë e Lidhjes për Serbinë në Kosovë dhe që veprojnë kundër politikës shetërore, sot është bërë bosht lidhje mes Gjilasit, Jeremiçit dhe Obradoviqit me Haradinajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat