Lirohen 8 serbët e arrestuar e Brezovicë

Lajme

Lirohen 8 serbët e arrestuar e Brezovicë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 18:39
Policia e Kosovës

(E plotësuar) - Gjatë ditës së djeshme në Brezovicë, Policia e Kosovës ka ndaluar tetë persona të nacionalitetit serb, të cilët dyshoheshin se mund t’i përkisnin ndonjë strukture ilegale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të verifikimit ata janë liruar, në konsultim me prokurorin kompetent.

“Mund të konfirmojmë se me 24.02.2019 në  zonën e Brezovicës, Policia e Kosovës ka ndaluar tetë persona të nacionalitetit serb, të cilët sipas procedurave policore janë shoqëruar për intervistim. Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të verifikimit, në konsultim me prokurorin kompetent të dyshuarit të cilët dyshoheshin se mund ti perkasin ndonje strukture ilegale jan liruar”, ka thënë Kelani.

Arrestohen 8 serbë në Brezovicë, dyshohen se janë pjesëtarë të Inteligjencës serbe

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka arrestuar tetë serbë, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të strukturave të inteligjencës serbe.

Burime të Ballkani.info brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se arrestimi i tetë serbëve është bërë në Brezovicë. Ata ishin të kamufluar si shpëtimtarë.

“Këta tetë persona kanë hyrë në Kosovë të enjten. Qëllimi i tyre ishte vëzhgimi dhe mbajtja nën kontroll e qendrës së skijimit me rekomandim të shtetit serb”, thotë burimet.

Media po ashtu i ka siguruar edhe emrat e këtyre pjesëtarëve, të gjithë serbë nga Serbia, si dhe fotografinë e tyre dje në Brezovicë, pak para largimit nga aty.

Udhëheqës i këtij grupi është Bogiq Bogdanoviq.

Bogdanoviq është pjesëtarë i formacionit SAJ (Njësia Speciale antiterror e Serbisë).

Arrestimin e tetë serbëve e ka konfirmuar edhe e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat