Deklarata e ministrit gjerman për Kosovën “e qet në tjetër hesapë” Vuçiqin: Jam i pikëlluar

Lajme

Deklarata e ministrit gjerman për Kosovën “e qet në tjetër hesapë” Vuçiqin: Jam i pikëlluar

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:58
Aleksandar Vuçiq

Deklarata e shefit të diplomacisë gjermane, Heiko Maas se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën pa marrë parasysh taksën ndaj mallrave serbe e ka tronditur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se kjo deklaratë është pikëllim i madh, ndërsa ka shtuar se Qeveria e Serbisë në ditët e ardhshme do ta shqyrtojë këtë mesazh dhe të gjitha mesazhet tjera të cilat këto ditë i ka pranuar Serbia.

Sipas tij, me këtë deklaratë të Massit është befasuar nga shumë aspekte, veçanerisht ka theksuar se Gjermania “nuk do të duhej të mbështeste bllokimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve”.

“Por, si do t’ju them juve, këtë e kuptoj si mbështetje të asaj që vet e kanë lindur, së bashku me amerikaët, së pari e kanë lëkundur si djep e tash duhet të mbajnë llogari për shqiptarët”, ka thënë presidenti serb.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas ka deklaruar se ky vend është i vendosur ta ndihmojë Kosovën dhe se dëshiron përspektivë të qartë evropiane për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat