Daçiqi tallej me Kosovën për Klintonin, por shikoni çka bën Vuçiq për ditëlindjen e Erdoganit

Lajme

Daçiqi tallej me Kosovën për Klintonin, por shikoni çka bën Vuçiq për ditëlindjen e Erdoganit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:22
Erdogan dhe Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka uruar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për ditëlindjen e tij.

“Në këtë datë, dëshiroj t’ua përcjell respektim tim për punën tuaj me sakrificë, e cila respektohet brenda shtetit tuaj dhe jasht tij. Dua të riktheksoj rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Turqisë dhe kam kënaqësinë të ju them se këto raporte vetëm sa do thellohen tutje. Serbia, si një mik i besueshëm i Turqisë, do të vazhdojë të punojë për Këshillin e Lartë për Bashkëpunim, sesioni i së cilës do të mbahet gjatë vizitës suaj të ardhshme në Beograd”, shkruan Vuçiq në telegramin urues, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, vazhdimisht tallet me Kosovën që ia uron ditëlindjen e edhe ia feston atë, ish presidentit amerikan Bill Clinton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat