Vuçiq do të takojë nesër përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës

Lajme

Vuçiq do të takojë nesër përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 19:35
Aleksandar Vuçiç

Qeveria e Serbisë do të shqyrtojë porositë që Beogradi ka marrë nga vendet evropiane dhe botërore.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takojë nesër përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës dhe institucioneve kryesore të Serbisë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e sekretarit gjeneral të presidentit të Republikës dhe do të fillojë në ora 11.00, ka njoftuar përmes një kumtese shërbimi i presidencës.

Pas takimit bashkëbiseduesit do iu drejtohen mediave. Përndryshe presidenti i Serbisë dje ka paralajmëruar se Qeveria e Serbisë në ditët në vijim do të shqyrtojë porositë që Beogradi ka marrë nga vendet evropiane dhe botërore.

"Do të bisedojmë për platformën për ardhmëri. Sepse nëse ndodh që Serbia të përmbush të gjitha obligimet nga marrëveshja e Brukselit, ndërsa Prishtina asnjë, ndërsa ata vendosin taksa 100 për qind, pastaj zgjedhin ”serb privat” në vend të atyre që kanë fituar mbështetjen e popullit serb, pastaj shtrohet pyetja a është përgjegjëse politika e Serbisë si përgjigja e vetme", ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat