Pas Beogradit, zyrtarët amerikanë qëndrojnë në Prishtinë

Lajme

Pas Beogradit, zyrtarët amerikanë qëndrojnë në Prishtinë

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 20:12
Ivica Daçiq, Xhon Erat dhe Viliam Berkli

Në dy ditët e fundit në Beograd ka qëndruar një delegacion i këshillit të sigurisë kombëtare të ShBA-së – zyra për Evropë në përbërje Xhon Erat dhe Viliam Berkli, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Pas Beogradit, ata do të takojnë zyrtarët e Prishtinës dhe kryeministrin Haradinaj.

Delegacioni amerikan që kryesohet nga Erat, shef për çështje evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, është konfirmuar se do të qëndrojë në Prishtinë.

Zyrtarët amerikanë në dy ditët që shkuan kanë biseduar me zyrtarët serb, ndërkohë të njëjtën do të bëjnë edhe me zyrtarët e institucioneve të Prishtinës.

Berkli dhe Erat në Beograd kanë biseduar me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat