Sllovakia nuk do të njohë Kosovën dhe do mbështes Serbinë

Lajme

Sllovakia nuk do të njohë Kosovën dhe do mbështes Serbinë

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 20:40
Ilustrim

Sllovakia nuk do të pranojë Kosovën dhe mbetet e përkushtuar që ta  mbështes Serbinë në rrugën evropiane, ka thënë Lubosh Blaja, kryetar i Këshillit për çështje evropiane në parlamentin sllovak, në bisedë me anëtarët e Këshillit për Kosovë, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

"Serbia për ne është partner me rëndësi dhe ne do vazhdojmë të mbështesim luftën tuaj të drejtë sepse iu bërë e padrejtë historike”, ka thënë Blaha duke shtuar se qëndrimin e tyre nuk mund të ndryshojë asnjë lloj presioni, sepse për ata kjo është çështje me rëndësi kombëtare dhe kundër drejtës ndërkombëtare.

Anëtari i këshillit Aleksandar Markoviç shprehu kënaqësinë me vizitën e kolegut sllovak duke ditur se dy vendet kanë raporte tradicionale miqësore.

Ai falënderoi mbështetje e Sllovakisë në rrugën integruese evropiane dhe qëndrimin parimor lidhur me territorin serb dhe integritetin.

"Posaçërisht e falënderojmë Sllovakinë që votoi kundër pranimit të Kosovës në UNESCO dhe përshëndesim bashkëpunimin e deritashëm duke punuar në avancimin e tij”, tha ai.

Markoviç ka përkujtuar gjendjen aktuale të serbëve dhe jo shqiptarëve në Kosovë, jetën në enklava që është shqetësuese, por situate ka nis të ndryshojë pasi 13 vende kanë tërhequr njohjen.

Sipas tij formimi i ushtrisë së Kosovës është kundër rregullave ndërkombëtare dhe shkelje e rezolutës së OKB për Kosovën.

"Serbia është e përcaktuar për neutralitet ushtarak, paqe dhe stabilitet, Duam fqinjësi të mirë dhe raporte miqësore me fuqitë si ShBA, Rusia, Kina dhe të bëhemi pjesë e BE-së”, ka thënë  Markoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat