Putini aduti më i fortë serb në luftën për Kosovën – shqiptarët e pranojnë se pa pëlqimin e tij nuk ka shtet të Kosovës

Lajme

Putini aduti më i fortë serb në luftën për Kosovën – shqiptarët e pranojnë se pa pëlqimin e tij nuk ka shtet të Kosovës

Nga: F.B Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:20
Vladimir Putin

Enver Hoxhaj, zëvendës i kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë ditë më parë se “Serbia në anën e saj ka dy fuqitë botërore Rusinë dhe Kinën dhe pa marrëveshje me to nuk ka zgjidhje të përhershme për Kosovën, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas Hoxhajt, për Prishtinën është me rëndësi anëtarësimi në OKB, por ajo nuk mund të arrihet sepse Moska dhe Pekini mbështesin Serbinë dhe nuk njohin Kosovën.

Vetëm nëse ka një marrëveshjes me Beogradin, atëherë përfaqësuesit e këtyre vendeve në Nju Jork Vladimir Vladimiroviç Putin dhe Si Gjinping mund të lëshojnë pe.

Hoxhaj patheksuar se aktualisht askund nuk duken shenja se rusët dhe kinezët do të ndryshojnë qëndrimet politike.

“Dialogu i Brukselit është platforma e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, por për ne është me rëndësi njoha e ndërsjellë dhe anëtarësimi në OKB. Politika ruse deri më tani ka deklaruar se nuk e njeh Kosovën për shkak të Serbisë, por do e bëjë këtë nëse arrihet marrëveshja që i përgjigjet Serbisë, pas të cilës Rusia politikisht dhe moralisht nuk ka pse të jetë kundër. Kjo vlen edhe ëpr Kinën. Ne do të nënshkruajmë marrëveshjen vetëm kur të ekzistojë mbështetja në Këshillin e Sigurimit, për këtë duhet të ketë garanci. Nëse marrëveshja mbështetet vetëm nga Kuvendet e Prishtinës dhe Beogradit, kjo është e pamjaftueshme....” ka thënë Hoxhaj për gazetën austriake “Standard”.

Hoxhaj ka theksuar se përkundër mos heqjes së taksës, dialogu duhet të vazhdojë “Nëse në mars edhe prill ka bisedime, do të kemi një kornizë ku deri në gjysmën e viti mund të arrihet marrëveshja. Në mars do ketë bisedime, po kjo nuk varet nga ne, por edhe nga Mogerini që të bashkojë ekipet”,që nuk përmend fare taksat.

Milisav Paiç, kryetar i rrethit serb të politikës së jashtme, duke komentuar deklaratat e Hoxhajt, thekksoi se kjo është përpjekje e Prishtinës që të sigurojë mbështetje ndërkombëtare.

“Iu pengojnë deklaratat e zyrtarëve të lartë kinez edhe rus se Kosova është pjesë e Serbisë. Kësaj duhet t'i shtohet edhe lëkundja në raportet e Prishtinës me Brukselin dhe ShBA për shkak të taksave në mallrat serbe. Po ashtu Prishtina e ka kuptuar se mbështetja e ShBA-ve dhe vendeve perëndimore në OKB, nuk mjafton ndërsa Rusia dhe Kina parimisht janë kundër zgjidhjes që del nga rezoluta 1244 e KS të OKB ku vërtetohet integritetit dhe sovraniteti i Serbisë”, ka thënë Paiç.

Kanë planifikuar ndërprerje të dialogut

Velko Odaloviq sekretar në Ministrinë e Punëve të jashtme ka vlerësuar se dialogu mes Beogardit e Prishtinës, mund të vazhdojë vetëm pasi të hiqen taksat.

“Çështja është e hapur edhe e qartë sa i përket Serbisë, Dialogu me qëllim është ndërprerë me hapin dëmtues të Prishtinës. Prishtina duhet të tregoj a do dialog apo jo, apo të ruaj këtë gjendje me provokime të vazhdueshme dhe të krijoj shqetësim në regjion. Asnjë hap i Prishtinës nuk shpie në uljen e emocioneve”, ka thënë Odaloviq.

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka shprehur shqetësimin për qëndrimin e Prishtinës, që mos të heq taksat me gjithë presionin e bashkësisë ndërkombëtare dhe pamundësinë e BE-së që bëjë presion më të fortë.

Vuçiq në bisedë me ambasadorin italian Karl Lo Kash ka theksuar se Serbia do të kthehet në dialog pas tërheqjes së taksave, duke nënvizuar se Prishtina ka ndihmës që ia lejojnë vazhdimin taksave dhe që mendojnë se është normale të ndërpritet qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve në shekullin 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat